Vettingu i politikës, Çuçi: Propozimi i PD fsheh pas një ‘kleçkë’

Në një intervistë në emër të socialistëve, Bledi Çuçi rendit arsyet përse vettingun në politikë mund të kalojë vetëm përmes reformës në drejtësi që u miratua me konsensus absolut.

Byroja e Hetimit dhe SPAK (prokuroria speciale) janë të vetmet struktura sipas shumicës që mund të bëjnë një hetim të plotë dhe të paanshëm për të gjithë zytarët dhe funksionarë publik.

1.Ata propozojnë vetëm hetim për lidhjet me krimin. SPAK dhe Byroja shkon në hetim të plotë dhe për korrupsionin apo vepra të tjera të paligjshme.

2. Ata propozojnë hetim vetëm të pasurisë se funksionarit.

3. Ata propozojne që vettingun ta bëjë politika për politikën. SPAK dhe BKH janë struktura të specializuara.

4.Ata thonë që kush nuk e kalon vettingun të shkojë në shtëpi. SPAK dhe BKH e çon në burg.

Të gjitha këto argumenta, sipas Çuçit tregojnë se PD kërkon kërkon të cungojë reformën në drejtësi, ndërsa dhe vetë koha kur propozohet fsheh pas një kleçkë.

“E propozojnë pikërisht tani që do ngrihen këto dy strukturat, duket që kërkojnë të vendosin ferra në këmbët e reformës” – thotë Çuçi për Klan.

Gjithsesi socialistët mendojnë se nëse gjendet një mekanizëm që i vjen në ndihmë struktuarve të SPAK dhe BKH, dhe jo të deformojë reformën në drejtësi, është i mirëpritur konsensusi me demokratët.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU