Këtë të mërkurë lideri i opozitës Lulzim Basha hodhi akuza të forta drejt Kryeministrit dhe ambasadorëve të SHBA e BE-së, duke thënë se vettingu është një projekt mafioz i organizuar në përfitim të qeverisë Rama dhe organizatave kriminale që ai mbron.
Kundërpërgjigja nga kampi i majtë ka ardhur nga deputeti socialist Taulant Balla i cili ka ironizuar kryedemokratin.
Statusi i Ballës në rrjetin social:
“Mos u terhiqni nga vettingu, po doni te behet Shqiperia”, me tha nje xhaxha sot ne Librazhd. Tani degjova se Lulzim Basha paska thene se “projekti i vettingut është projekt mafjoz”. Sipas Lulzimit, SHBA dhe BE qenkan dy organizata mafioze, sepse kane mbeshtetur kete projekt. Lulzim te ruajt Perendia mendjen! Vetingun vetem mund ta vonosh edhe ca dite, por harroje se mund ta bllokosh”, shkruan Balla.
c.a