“Vetting” prokurorit të çështjes Tahiri, jep llogari për pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit parashikon tre seanca dëgjimore për javën e ardhshme ku dy prokurorë dhe një gjyqtar do të dëgjojnë nga trupa gjykuese përfundimet e kontrollit të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit të tyre. Njëri prej tyre është edhe Dritan Peçi, prokuror i Krimeve të Rënda angazhuar me dosjen “Tahiri”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka parashikuar seancën dëgjimore me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Peçi, për datën 5 Qershor në orën 11:30 minuta. Ky i fundit është një ndër prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës si dhe financierit të Habilajve, Nazer Seiti për ekstradimin e të cilit është në hetim disiplinor nga prokuroria e Durrësit, sëbashku me kolegun e tij Vladimir Mara.

Sipas të dhënave të deklaruara deri në vitin 2015 të publikuara në Open Spending Data, Prençi ka deklaruar në vitin 2008 pronësinë e një apartamenti me sipërfaqe 78 m2 dhe vlerë thuajse 32 mijë euro, të blerë me kredi bankare për shlyerje në 10 vjet. Por në 2011-n, prokurori ka deklaruar një tjetër kredi bankare me afat shlyerje 8 vjet, nëpërmjet së cilës ka shlyer në total edhe kredinë e marrë për blerjen e apartamentit.

Në pronësi të tij ka edhe një makinë tip Volswagen me vlerë 2000 euro. Burim të të ardhurave, prokurori deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes, të cilat do të kalojnë në sitën e trupës gjykuese të Vettingut të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Përveç Ditan Prençit po në 5 Qershor në orën 10 të mëngjesit përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ndërsa një ditë më parë, në 4 qershor KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore me prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka./abcnews/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU