Veton Surroi shpalos në Tiranë “Përcaktimin e dashurisë së Marie Gjonit”

Publicisti, shkrimtari kosovar Veton Surroi në mbrëmjen e së mërkurës është prezantuar edhe në Tiranë, përkatësisht në Reja, i cili ka prezantuar romanin e tij më të fundit “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, pas promovimit të këtij romani që u bë së fundi në Panairin e Librit në Prishtinë, shkruan KultPlus.

I shpallur edhe si romani më i mirë i edicionit të fundit të Panairit të Librit në Prishtinë, para audiencës tiranase, Veton Surroi ka folur mbi këtë roman që nga organizatorët është bërë një përshkrim duke e vlerësuar si një libër që hedh dritë përmes jetës së një informatori jo vetëm në ngjarjet më të rëndësishme të Kosovës se gjysmëshekullit të fundit, por që sjell dhe një rrëfim ndryshe për femrën, sidomos për ato që u duhet të jetojnë një jetë të padukshme, si Marie Gjoni…(b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU