Vetingu në politikë, Spiropali: Të hapur për të biseduar me opozitën

Jemi të hapur për të biseduar me opozitën për Vetingun, por për një veting që politikanët të përballen me drejtësinë dhe vetingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, deklaroi sot Elisa Spiropali.

Sekretarja për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat, njëkohësisht nënkryetarja e Grupit Parlamentar te PS, Elisa Spiropali deklaroi sot se Partia Socialiste është për veting të politikanëve.

“Ne duam që ata që s’e kalojën vetingun, të përballen me drejtësinë, Lulzim Basha thotë jo. Shqiptarët duan që vetingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Lulzim Basha thotë jo. Lulzimi do që kontrollin t’ia bëjë Salianji me Klevisin, kjo nuk është drejtësia që duam. Ne duam veting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një veting të plotë”, shprehet Spiropali.

Më teja, Spiropali tha se “ata thonë, hajde voto diçka që dhe sot vetë nuk janë gati e që për më tepër, është hap pas. Propozimi i tyre është ta marrësh reformën në drejtësi dhe ta grisësh”.

Po ashtu Spiropali shton se “Lulzim Basha mund të ketë frikë nga SPK dhe BKH, por kjo nuk është arsye që ne t’i vëmë shkelmin Vetingut që njësoj siç po pastron drejtësinë nga të korruptuarit dhe të paaftët, do të pastrojë dhe politikën”.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU