Vetëvrasja e Enkelejdës, ja ku ndodhej gjyqtari dhe vajza e mitur në momentet e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes në Tiranë ku bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës në katin e tetë, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në momentin e ngjarjes viktima ishte e vetme në banesë ndërsa në gjendje të rëndë psikologjike është hedhur nga lartësia.

37-vjeçarja pësoi vdekje të menjëhershme. Ajo ishte nënë e një vajze të mitur 11-vjeçare.

Në momentet e ngjarjes, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në Tiranë.

Ai kishte udhëtuar drejt Shkodrës me vajzën të cilën do e linte te prindërit e tij për disa ditë.

Sapo ka mësuar lajmin, gjyqtari është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shumë kolegë të tij dhe të afërm.

Ngjarja ka traumatizuar edhe banorët e zonës dhe kalimtarët të cilët u gjendën përballë një skenë mjaft të rëndë në një prej rrugicave më të frekuentuara të ish-Bllokut.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU