‘Vetëm Brazili është më i fortë se Italia, mungesa në Botëror shkatërrimtare’

Roberto Mancini, trajneri i Italisë, në një prononcim të fundit foli për mungesën e Italisë në Botëror, aty ku mjaft skuadra të vogla në letër kanë arritur të befasojnë.

“Ka qenë shkatërrimtare për Italinë mungesa në botërorin rus,” – thotë fillimisht ish-trajneri i Interit, tani i “axurrëve”.

“Me përjashtim të Brazilit, nuk shoh asnjë kombëtare tjetër që të jetë superiore ndaj Italisë, – vazhdoi Mancini. – Unë kam të njëjtin mendim me pjesën më të madhe të italianëve, që nëse do të ishim në Rusi edhe ne do të kishim thënë fjalën tonë. Por fatkeqësisht ky është futbolli, kjo është jeta, nuk mund ta ndalim kohën apo ta kthejmë pas.”

Më pas Mancini tregoi se si e shikon të ardhmen: “Mendoj për arritjen në kampionatin europian. Shpresoj shumë te Chiesa, Caldara, Pellegrini dhe Donnarumma. Ai ose Meret janë e ardhmja e portës së Italisë për një dekadë”.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU