Vështirësohet udhëtimi pa viza, policia 14 rekomandime për shqiptarët

Duke vlerësuar se fenomeni i azilkërkimit të shtetasve shqiptar, në vende të Bashkimit Europian është bërë një shqetësim i madh që mund të rrezikojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë me qëllim forcimin e kontrollit të shtetasve shqiptarë në dalje nga kufiri shtetëror, prej datës 1 gusht qarkullon një urdhër i firmosur nga kreu i policisë së Shtetit, Haki Çako.

“Gazeta Express” ka mundur të sigurojë një kopje të këtij urdhri, i cili përmban 14 rekomandime, qe duhet të zbatohen nga të gjthë punonjësit e e drejtorisë së kufirit që kanë në kompetencë për të kontrolluar daljet e shtetasve shqiptarë janë territorit tonë.

“Në dalje të kufirit shtetëror të forcohet kontrolli i shtetasve që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet Shengen /  BE-se duke kryer verifikime dhe intervistime të detajuara si: adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do shkojë; ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit); biletë rezervimi për kthimin si dhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit”, thuhet ne urdher.

Kontrollet do të shtohen edhe ndaj agjensive turistike, me të cilat fare lehtë kushdo mund ti përdorë për qëllime azili.

Por që prej nisjes së zbatimit të këtij urdhri, mësohet se në aeroportin “Nënë Tereza” ka patur pakënaqësi ndaj shtetasve shqiptarë që dalin jashtë kufirit, të cilët në disa raste i janë drejtuar edhe Policisë së shtetit për të kryer denoncime.

Gjithësesi ky urdhër sensibilizimi për shqiptarët vjen në një moment kur Franca prej rreth një maji ka ngritur shqetësimin e shtimit të numrit të shqiptarëve që kërkojnë  azil në këtë shtet.

Pak ditë më parë për këtë çështje në Francë kanë qenë dy ministrat shqiptarë, ai i Jashtmi Ditmir Bushati si dhe ai i Brendshmi (që pritet të konfirmohet nga vetë Rama) të cilat janë takuar me minsitrin e Jashtëm francez, ku çështja e emigracionit dhe kerkesat per azil kane qenë në fokus të diskutimeve. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU