Veshjet e arbëreshëve/ Ekspozita në Muzeun Kombëtar, me kukulla në miniaturë

Që një model flokësh të tregojë statusin civil e të përcaktojë nëse je beqar apo i martuar, në ditët e sotme tingëllon diçka e çuditshme. Por për arbëreshët e Italisë është traditë që një grua e martuar të lidhë flokët gërshet në formë kurore.

Por jo vetëm stilimi i flokëve është tipar dallues për ta. Edhe veshjes arbëreshët i kushtonin shumë rëndësi një tipar që tregonte statusin e tyre në shoqëri.

“Veshja është një nga ato që tregon statusin e njeriut që e përdor. Veshja tek arbëreshët ka treguar fenë, statusin, klasën, nivelin fetar, bashkësinë së cilës i përket, por ka treguar edhe a është beqar apo i martuar. Elementë të tillë janë zbukurimet e tyre, dantellat e përdorura. Këto e kanë dalluar dhe e kanë trashëguar brez pas brezi”, deklaroi Ledio Xhorxhi, Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Koleksioneve, MHK.

Kukullat në miniaturë, një dhuratë për Muzeun Kombëtar nga Licia Konti në vitin 1988, dëshmojnë kulturën arbëreshe në ekspozitën e çelur në Muzeun Historik Kombëtar, ku për herë të parë prezantohet i plotë rrugëtimi i arbëreshëve.

“Një nga aspektet e kësaj periudhe janë emigrimet e shqiptarëve të kësaj periudhe. Për herë të parë dalin 7 shpërnguljet e arbëreshëve, 7 valët e emigrimit shqiptar, me data të përcaktuara që nga shpërngulja e parë e deri në shpërnguljen e shtatë në shekullin XVIII”, shprehet Xhorxhi.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU