Veseli vjen në Tiranë, vetëm për Lulzim Bashën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do ta takojë, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Përmes një komunikate për media zyra e Kuvendit ka njoftuar se të nesër (të enjten), Veseli do ta pret në takim Bashën.

Nuk është specifikuar arsyeja e takimit në mes liderit të opozitës në Shqipëri dhe të parit të Kuvendit. Ndryshe Basha ka qenë për një mandat kryetar i Tiranës dhe ka mbajtur disa poste ministrore. Ai ka ardhur në krye të PD-së, pas largimit të Sali Berishës, që i humbi zgjedhjet nacionale në Shqipëri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU