Verë në vjeshtë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat sot

Vera sapo ka përfunduar, dhe ka qenë tepër favorizuese për pushime, pasi moti ka qenë i nxehtë shpeshherë, i shoqëruar me vranësira dhe shumë pak reshje.  Dy javët në vijim do të mbeten kryesisht të kthjellëta, me vranësira të përkohshme gjatë pasditeve, ndërsa shira lokalë priten vetëm gjatë periudhës 15 – 20 shtator, kryesisht në ekstremet Veri – Juglindje.

Ndërkohë, më pak të rrezikuara paraqiten zonat Lindore dhe Qendrore. Meteoalb njofton se temperaturat do të mbeten të larta, mesatarisht 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës.

Më e ndjeshme kjo anomali do të jetë gjatë orëve të mesditës. Periudha deri në 15 shtator, mbetet e favorshme për pushuesit./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU