Vera nuk është e shëndetshme, aq sa mendojmë

Deri më tani, është sugjeruar se vera përmban aftësi shëruese, për të parandaluar kancerin, sëmundjet e zemër dhe humbjen e memories.

Por, studimet e reja, po tregojnë se vera, vetëm se e ngarkon dhe i bën presion mëlçisë, pa shkaktuar asnjë të mirë organizmit.

Madje, pirja e vetëm disa sasive të vogla, mund të nxitë shkaktimin e disa kancereve.

Ekspertët pretendojnë se, pirja e verës duhet të ndalohet për së paku dy ditë, në mënyrë që t’i lë kohë mëlçisë të rikuperohet, pas një nate më shumë pije.

University Collage London ka bërë të ditur, se njerëzit që e lënë verën për katër javë, e kthejnë në funksion mëlçinë, përmirësojnë sistemin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Vera është konsideruar si një prej pijeve alkoolike më të shëndetshme, madje një komponent thelbësor i dietës mesdhetare, transmeton Telegrafi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU