Veprimi më i dobishëm kundër kancerit të gjirit

Ndër gjërat më të rëndësishme që duhen bërë kundër kancerit, njëra është më kryesorja: lëvizja.

Dobitë e aktivitetit fizik janë të njohura, por nga takimi i fundit i “European Breast Cancer Conference” (Konferencës europiane të kancerit të gjirit), vjen një konfirmim i rëndësishëm; të praktikuarit e aktivitetit fizik në mënyrë konstante, redukton me 12% rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit për femrat, pavarësisht moshës apo peshës së tyre trupore.

Po në këtë linjë është edhe fondacioni italian “Umberto Veronesi”, i cili nënvizon rëndësinë e të bërit sport, edhe pas zbulimit të tumorit, pasi lehtëson dhimbjet në gjymtyrë.

Por një nga të dhënat interesante të “European Breast kancer” është dobia e aktivitetit fizik pavarësisht moshës dhe peshës, gjë që konfirmon se asnjëherë nuk është vonë për të filluar lëvizjen.

noa.al/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU