Venezuela drejt kolapsit të plotë financiar, kriza e rëndë gjunjëzon vendin

Venezuela ka vetëm 10.5 miliard dollarë të rezervave valutore të mbetura, sipas të dhënave të saj më të fundit të bankës qendrore, raporton CNN. Për pjesën tjetër të vitit, Venezuela ka borxh rreth 7.2 miliardë dollarë për pagesat e borxhit të papaguar. Në vitin 2011, Venezuela ka pasur rreth 30 miliard dollarë në rezerva valutore. Në vitin 2015, ajo kishte 20 miliard dollarë. Tendenca nuk mund të vazhdojë shumë gjatë, por është e vështirë të dihet saktësisht se kur Venezuela do të mbetet krejtësisht pa para të gatshme.

“Pyetja është: Ku është dyshemeja?” thotë Siobhan Morden, kreu i strategjive të të ardhurave në Amerikën Latine në Nomura Holdings. “Në qoftë se çmimet e naftës ngecin dhe rezerva valutore shkon në zero, këtu fillon dështimi”.

Sipas raportin financiar të vendit të publikuar së fundmi për vitin 2016, rreth 7.7 miliard dollarë të saj të mbetur prej 10.5 miliard dollarëve të rezervave është në ar. Për të bërë pagesat e borxhit në vitin e kaluar, Venezuela ka dërguar arin në Zvicër.

Rezervat e zvogëluara japin një pamje të frikshme financiare meqë vendi po përballet me një krizë humanitare të shkaktuar nga një situatë e veshtire ekonomike. Venezuelasit po vuajnë masivisht për mungesa të ushqimit dhe barnave, si dhe çmimeve tejet të larta ushqimore.

Shpenzimet masive të qeverisë, një monedhë e shkatërruar, keqmenaxhimi i infrastrukturës dhe korrupsioni në vend janë të gjithë faktorë që kanë ndezur inflacionin jashtëzakonisht të lartë në Venezuelë. Inflacioni pritet që të rritet në 1.660% këtë vit dhe 2.880% në vitin 2018, sipas FMN-së.

Një problem tjetër i rëndësishëm është çmimi relativisht i ulët i naftës, i cili qëndron në gjysmën e çmimit që ishte në vitin 2014. Venezuela ka më shumë rezerva nafte se çdo shtet tjetër në botë, ndërsa dërgesat e naftës përbëjnë mbi 90% të totalit të eksporteve të vendit.

Kjo e bën pothuajse të pamundur për vendin që të paguajë borxhet e saj dhe të importojë ushqim, barna dhe gjera të tjera të domosdoshme për qytetarët e saj. Importet në Venezuelë kanë rënë 50% nga një vit më parë, sipas Ecoanalitica, një firmë hulumtuese në Venezuelë/GazetaExpress/.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU