Vendimi i qeverisë, Tahiri: Kush dorëzon armën deri në 30 Prill 2017 nuk ndiqet penalisht

Muajt në vijim Ministria e brendshme pritet të nisë procesin e mbledhjes së armëve pa leje në popullatë. Ashtu siç ishte parashikuar, vendimi parashikon amnisti për të gjithë qytetarët që dorëzojnë armën vullnetarisht deri në datën 30 Prill 2017.

Kjo nuk do të thotë se nëse kapesh me armë përjashtohesh nga vepra penale. Vendimi bën fjalë vetëm për qytetarët që i deklarojnë dhe i dorëzojnë vullnetarisht.

Pas miratimit të vendimit, ministri Saimir Tahiri shpërndau lajmin në facebook.

“Sot miratuam ne qeveri, Jo Ndjekje Penale dhe Zero Denim per ata qe dorzojne armen brenda 30 Prill 2017”, shkruan Tahiri./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU