VENDIMI/ Nga 1 Janari nuk do të ketë më kazino në zonat e banuara

Nga data 1 janar e vitit 2019 në zonat e banuara nuk do të ketë më kazino elektronike. Këtë gjë e ka bërë të ditur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se qytetet do të çlirohen nga ky aktivitet.  Po ashtu, Ahmetaj bëri të ditur se edhe bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njera-tjetra.

Ndërkohë komisioni ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për lojërat e fatit, ligji i cili u kthye nga presidenti në 31 korrik të këtij viti. Në argumentat Meta shprehej se se mbështetja e bizneseve në fushën e lojërave të fatit për gjithë kategoritë e tyre, përbën pengesë serioze për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social, ndërsa ka efekt negativ në buxhet.

 “1 janari 2019, dua ta deklaroj për qytetarët sepse deputetët e dinë, nuk do të ketë shtyrje të ligjit sa i përket largimit të kazinove elektronike nga qytetet. Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike, do të largohen nga qyteti dhe këtë vendime  ka marrë kjo mazhorancë, e ka marrë mazhoranca e PS, qeveria e PS.  Në 1 janar dua ta ndaj me qytetarët, dua ta ndaj me kompanitë, dua ta ndaj dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara. E dyta, në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra”

Qytetarët duhet të dinë se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin e lojërave të fatit, gjithë sa thuhet është propagandë. Ndryshimet e bëra në ligjin e të ardhurave përfshijnë dy elementë. Ne unifikuam standardin, për të sqaruar gjithologët, mënyra se si definohet baza e taksimit në këto loëjra fatit ka pasur një përjashtim Lotaria Kombëtare që taksohej ndryshe, të gjitha kompanitë e tjera taksoheshin me 15% dhe ajo 10%. Në si qeveri thamë që kjo kompani e bërë si koncesion në kohën e Saliut duhet të përmbushë të njëjtat standarde si të tjerat“, deklaroi Ahmetaj

Në mungesë të PD-LSI, opozitën në Komision e bëri,deputeti Erjon Braçe, i cili pati disa pyetje për ministrin për t’u garantuar se pas 1 janarit, lojërat e fatit do të jenë larg zonave të banuara.

Braçe deklaroi se i kanë ardhur shprehje të llojit “do ta gjejmë gjuhën me politikën

Javanews sjell debatin Braçe-Ahmetaj

Braçe: Kazinotë largohen nga qyteti, se mos do të qendrojnë në fshat?

Ahmetaj: Nuk do të ketë kazino në zonat e banuara. Do jenë larg, larg

Braçe: Po më vijnë shprehje të këtij lloji ”do ta gjejmë gjuhën me politikën

Ahmetaj: Nuk ka kthim pas. Me urdhër të kryeministrin zonat e banuara do pastrohen nga lojërat e fatit

Braçe: A keni marrë masa që këto aktivitete të mos fshihen pas dyqaneve të bukës, akulloreve, salloneve të modës

Ahmetaj: Ligji e përcakton qartë, jemi në bashkëpunim me policinë e shtetit. Reagimi do jetë i fortë. Ju rritëm taksën, i reduktuam, tani do i largojmë nga qyteti.

Braçe: A do rishikohet ligji për lojerat e fatit

Ahmetaj: Vetem në rastin e taksimit

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU