Veliaj: Shpresoj të kem justifikuar besimin që më dhanë qytetarët

Në 1 vjetorin e fitores së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë qytetarët që i besuan atij zhvillimin e qytetit. Duke folur gjatë takimit ku u bë edhe prezantimi i draftit te vizionit dhe strategjise së Planit të Përgjithshëm Vendor, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka gjetur rastin të shprehe mirënjohjen e tij për të gjithë ata qytetare që votuan për transformimin e Tiranës.

“Ekzaktësisht 1 vit më parë, në 21 qershor të vitit të kaluar Tirana vendosi që të na jepte besimin për t’i çuar gjërat në drejtimin e duhur. Sot ndihem i emocionuar dhe dua t’i them faleminderit të gjithë atyre që na e dhanë këtë besim dhe që na bekuan me besimin e tyre për të provuar qoftë edhe këtë vit të parë, se disa gjëra mund të shkojnë në drejtimin e duhur, ku ka një vullnet ka një zgjidhje, pavarësisht rrethanave, pavarësisht vështirësive, pavarësisht financave”, tha kryetari I Bashkisë, Erion Veliaj.

Ai ka theksuar se gjatë këtij viti është përpjekur që të justifikoje plotësisht besimin e dhënë dhe t’ua kthejë atë qytetarëve me punë konkrete për Tiranën. “Dua t’i falenderoj të gjithë ata qytetarë që ndoshta na ndjekin tani nëpërmjet ekranit, me shpresë që nuk i kemi zhgënjyer dhe me premtimin se ky ishte vetëm viti ynë i parë dhe më e mira ende s’ka ardhur”, shtoi Veliaj. Ai ka siguruar gjithashtu edhe ata që nuk e votuan apo ata që kanë qenë skeptik se Bashkia e Tiranës punon për të gjithë pavarësisht bindjeve politike të gjithkujt.

“Dua të falenderoj ata që nuk na votuar, fakti që nuk na votuan do të thotë që ka ende hapësirë për të bindur njerëzit se si mund të punohet, ka ende hapësirë për të komunikuar me skeptikët, me cinikët, me ata që ndoshta janë kundërshtarë politikë që duhet të kuptojnë që përtej partisë është Tirana. Është një qytet që nëse bashkia e mbjell nje pemë, i bën njësoj për të gjithë, pavarësisht se si kanë votuar qytetarët. Kur bashkia rregullon një rrugë, ecin të gjithë, pavarësisht se si kemi votuar, kur bashkia rregullon, sistemon një çerdhe, një kopsht, një shkollë e bënë këtë si për ata që janë të majtë edhe ata që janë të djathtë apo edhe ata që janë pa parti”, theksoi kryetari i Bashkisë. (java /r.a)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU