Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj nuk ka kursyer batutat gjatë takimit me banorë të njësisë numër 7 në kryeqytet.
Kështu, një nga batutat e Veliajt ka qënë ajo ndaj djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.
“Mendojnë këta, se njerëzve u intereson do e kthejë apo jo kalin Zeni?”, ka thënë Veliaj ndërsa kërkonte të shpjegonte se ajo që iu nevojitet banorëve janë zgjidhja e problemeve jo barsaletat e të djathtëve.
Kjo ironi e Veliajt ka të bëjë më një lajm që ka qarkulluar së fundmi në mediat online, mbi një status në facebook të ish-gruas së Shkëlzen Berishës, Sadies.
Ajo i kërkon Shkëlzenit t’i kthejë kafshët shtëpiake që mban në mënyrë të paligjshme në Tiranë, te fëmijët e tij në Suedi.