Veliaj i bashkohet nismës: Na duhet që 2% e popullsisë së Tiranës, të dhurojnë gjak

Bashkia e Tiranës i është përgjigjur e para thirrjes së presidentit Meta për të dhuruar gjak, gjatë takimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut. Pranë bashkisë është ngritur një stacioni dhurimi ku përveç punonjësve, ftohen të gjithë qytetarët e Tiranës të kontribuojnë për të shpëtuar këdo që në një moment të caktuar ka nevojë për gjak.

“Na duhet që 2% e popullsisë së Tiranës, pra 20 mijë vetë, të dhurojnë gjak. Është e nevojshme për fëmijët talasemikë, për ata që kryejnë operacione, që fatkeqësisht mund të kenë pësuar një aksident në trafikun e verës dhe pasja e një banke gjaku për qytetin e Tiranës, ku ndodhin edhe shumica e këtyre operacioneve, është jetike”, u shpreh Veliaj.

Në Tiranë do të ketë disa tenda në pika të ndryshme të qytetit.

“Dua shumë që brenda verës të plotësojmë nevojat e Tiranës dhe siç kemi filluar sot përpara bashkisë, do të vijojmë më pas në disa pika kryesore në qytet, ku organizata, shoqata, grupe komunitare, forume rinore, politike, të kenë mundësi të adoptojnë një prej këtyre tendave dhe të ketë mundësi të gjenerojë aksionin e vet për dhurimin e gjakut”, theksoi Veliaj”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i Bashkisë foli edhe për bashkitë e tjera në vend t’i bashkohen kësaj nisme me qëllim e të plotësohen nevojat për gjak për të gjitha ata që kanë nevojë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU