Vdiq në paraburgim, familjarët e Enea Ftojt protestë te ministria e Brendshme: Duam drejtësi!

TIRANE– Pak ditë pas vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj në paraburgimin e Komisariatit të Korçës, gjatë ditë së sotme janë zhvilluar protesta para Ministrisë së Brendshme.

Familjarët kërkojnë drejtësi dhe hedhin akuza në drejtim të policisë, pasi sipas tyre Enea Ftoj është dhunuar.

“Në video duket që është i dhunuar. Kishte brinjët e shpatullën e thyer dhe kishte tre gjilpëra në qafë. Në polici thanë që është vdekje natyrale. Kërkojmë drejtësi për djalin tonë” ka thënë vëllai i 27-vjecarit.

Dje dolen rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të Enea Ftoj. Sipas ekspertizes ndaj 27-vjeçarit nuk është ushtruar dhunë.

Në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhunë fizike”- informoi Ora News.

Pritet të kryhen dhe dy ekzaminime të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

a.ç

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU