Vdes nga midhjet një person

Një burrë 71-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka ngrënë midhje të pagatuara. Burri vdiq më 10 Korrik pasi hëngri në një restorant në Sarasota, sipas Departamentit të Shëndetësisë në Florida.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se vdekja është shkaktuar nga një bakter e njohur si Vibrio vulnificus, e cila zakonisht gjendet në midhje dhe lloje të tjera të frutave të detit.

Është e rrallë të ndodhë që njerëzit të infektohen nga bakteret, megjithëse ato mund të kontraktohen duke ngrënë fruta deti të papërpunuara.

Çdokush me një sistem të dobët imunitar këshillohet të veshin sandale ose shapka kur hyjnë në ujë për të shmangur pickimet nga gjallesat e detit.

Ndërkohë që Vibrio vulnificus nganjëherë njihet si “bakterja që ushqehet me mish”, por njerëzit me lëkurë të shëndetshme nuk janë në rrezik. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU