Vdes në aksident aktori i “Ertugrul”, miku i tij tregon momentet e fundit

Ka ndërruar jetë aktori i serialit “Ertugrul”.

Bëhet fjalë për Arda Oziri, i cili ka humbur jetën në një aksident tragjik me motor këtë mëngjes.

Mediat turke raportojnë se ai nuk i mbijetoi dot plagëve të marra pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë.

Ai do të përcillet ditën e martë për në banesën e fundit.

Miku i tij i ngushtë, Cengiz Çolak ka rrefyer per “Hurriyet” momentet e fundit te aktorit:

“Mbrëme ai ishte me mua për të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Kaluam një mbrëmje të këndshme, qeshëm shumë.

I thashë, “mos shko në këtë orë, rri këtu”, por doli rreth ores 3:00 te mengjesit. Ai u aksidentua. Kam humbur një mik të ngushtë”. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU