Vdes menaxheri i Eric Claptonit, Robert Stigwood

Manjati australian i muzikës Robert Stigwood, i cili ka menaxhuar këngëtarë dhe grupe të suksesshme është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare, raporton Reuters. Robert Stigwood është një nga më meritorët për ngritjen e pop grupit Bee Gees, i cili e ka menaxhuar këtë grup në periudhën më të ndritshme të grupit, në vitet e ‘70-ta. Kurse ishte menaxher edhe i këngëtarit dhe kitaristit anglez Eric Clepton, transmeton Koha.net. Konfirmimin për vdekjen e tij e ka dhënë përmes Facebookut Spencer Gibb, i biri i anëtarit të grupit Bee Gees, Robin Gibb. “Do të doja të ndaja me ju lajmin e trishtueshëm, se kumbara im, dhe menaxheri i familjes sime, Robert Stigwood ka ndërruar jetë”, ka shkruar Gibb. Stigwood, ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në Broadway, duke prodhuar hitet “Hair” dhe “Jesus Christ Superstar”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU