Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen në të cilën humbi jetën turistja 15-vjeçare ruse në plazhin e Ksamilit. Referuar ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se Kseniya Ryok nga Shën Petersburgu, ka humbur jetën pasi është goditur nga helikat e një skafi.
Raportohet se policia ka arrestuar edhe personin e dyshuar që i shkaktoi vdekjen adoleshentes. Bëhet fjalë për shtetasin Ermal Fataj, i cili raportohet se ka prekur me helikat e mjetit lundurues pushuesen teksa ajo notonte.
Policia ka sekuestyruar edhe skafin që drejtohej nga Fataj, i cili tentoi ta fshehë atë për t’i shpëtuar policisë. Nga kqyrja e mjetit lundures, bëhet me dije se policia ka gjetur në helikat e mjetit flok, që dyshohet se i përkasin viktimës.
Adoleshentja u gjet e pajetë ditën e djeshme teksa trupi i saj pluskonte mbi ujë. E reja kishte marrë goditje në kokë dhe në trup nga helika, duke humbur jetën menjëherë./JavaNews/a.m.