Vasili i përgjigjet Blushit: Kapja e Balilit nuk e prish koalicionin, vetëm e forcon

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ben Blushit nga foltorja e Kuvendit, se Kelmend Balili nuk arrestohet, pasi cenohet koalicioni PS-LSI.

Vassili u shpreh se arrestimi i Balilit, nuk e rrezikon, por e forcon akoma më shumë koalicionin mes PS dhe LSI.

“Nuk dua të bëj replikë me Blushin, as drejtpërdrejt dhe as në distancë, por dua të them në mënyrë të qartë se Balili duhet të ishte arrestuar që dje.

Për forcimin apo ndarjen kam një gjë të qartë se arrestimi e forcon aleancën me PS, pasi asnjë që nuk respekton ligjin nuk ka mbështetjen e LSI”tha ai.

Më herët Blushi, gjatë interpelancës me Ramën u shpreh se “Pse nuk arrestohet Balili, sepse këta thonë është i LSI dhe nëse arrestohet cënohet koalicioni”.
shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU