Një vit më parë Java në RTSH paralajmëronte ekzistencën e një liste shumemërore me personazhe të njohur të jetës publike në vend që u refuzohej hyrja në Shtetet e Bashkuara. Mbas ish-prokurorit të përgjithshëm dhe një antari të parlamentit, të tjerë politikanë i bashkoheshin kësaj liste.
Dy burime jo zyrtare, të pavarur nga njëri-tjetri dhe pavarësisht njëri-tjetrit, pohuan sot se ekzistojnë të gjitha gjasat që lista e personave non grata në SHBA të zgjatet në mënyrë dramatike. Burimet nuk specifikojnë emra, por sugjeron se ata mund të jenë pjesë e grupit të deputetëve të opozitës që dorëzuan mandatet.
Në muajin që shkoi kryeministri Rama aludoi më shumë se njëherë se Sali Berisha dhe të afërmit e tij ishin pjesë e listës fillestare që nuk mund të shkonte në SHBA.
Në raste të ngjashme, ambasada amerikane ka pohuar se si rregull nuk i komenton lajme të tilla.