Vala e largimeve, LSI shkërmoqet edhe në Lezhë, 3 këshilltarë i bashkohen PS

Largimit nga Partia Socialiste për Integrim për t’ju bashkuar PS sa vijnë edhe rriten dita ditës.

Së fundi LSI i ka ikur tre këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Por në këtë këshill ka pasur dhe lëvizje të tjera të dy këshilltarëve të partive të vogla për t’ju bashkuar PS.

Konkretisht emrat e këshilltarëve që iu bashkuan PS janë:

Ferdinad Ndoj LSI

Hasan Muça LSI

Agim Doda LSI

Ndrek Gazulli PAK

Erind Ndreca G-99

Ndërkaq përveç largimeve të fundit nga stukuarat e partisë në Lezhë, LSI i janë larguar këshilltarë thuajse në të gjitha bashkitë e vendit duke filluar nga Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Shkodra, Kukësi, Elbasani, etj.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU