Vajza e Topallit merr në mbrojtje Nikollën, kritikon studenten: Sa e shëmtuar, si munde…

Megi Topalli, vajza e ish-kryetares së Kuvendit është rrjeshtuar në krah të zërave që dënojnë sulmin me salcë ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, vajza e Jozefina Topallit ndonëse shprehet kundër ligjit të arsimit të lartë e cilëson si të shëmtuar sulmin e studentes Mirela Ruko.

Postimi në “Facebook” i Megi Topallit

Unë jam kundra ligjit të arsimit. Kam patur vërejtje dje, kam shumë vërejtje dhe sot, dhe po, jam pro çdo proteste paqësore por dhunën e refuzoj në të gjitha format e saj. Sulmi ndaj Znj.Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, për mua është i shëmtuar. Ideja për të qëlluar ndaj një zonje, një nëne, është vetëm shenjë dobësie…nuk është kjo gjuha e të rinjve dhe të rejave kundër padrejtësive.

Megjithatë unë jam dhe kundra ndalimit të kësaj vajze, pavarësisht se nuk bie dakort me sjelljet radikale. Nuk është zonja Lindita e keqja e politikës së sotme. E keqja ka një emër, ajo quhet korrupsion. Aty fillon e keqja, aty e kanë rrënjën varfëria, droga, papunësia dhe humbja e shpresës.

megi topalli

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU