Vajza e Lasgushit akuzon: Komunisti Dritëro e varrosi si njeri të zakonshëm

Vajza e shkrimtarit të njohur Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka rrëfyer në faqen e saj në “Facebook” arsyen se përse nuk u kryen homazhe në nderim të babait të saj, dhe zbuloi personin që urdhëroi varrosjen e shkrimtarit si njeri i zakonshëm.

lasgush-marieMarie Poradeci shkruan se ishte pikërisht Dritëro Agolli, në atë kohë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, që nuk ka pranuar që trupi i babit të saj të vendosej në Shtëpinë e Kulturës, ku mund t’i jepte lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij.

STATUSI I PLOTË:

Ishte qershor i vitit 1982. Babai im, që ishte me motrën në Pogradec, pësoi një ishemi cerebrale shumë të fortë. Atëhere ai ishte 83 vjeç. Unë dhe mamaja ishim në Tiranë. Mamaja kishte mbi 10 vjet që vuante nga një artrit i fortë deformant dhe lëvizte me shumë vështirësi. Motra e shkretë midis lotëve na lajmëroi, duke na e bërë gjendjen e tij shumë serioze.

Mes njëmijë vështirësive vendosëm të shkonim në Pogradec. Duhej të ishim atje sa më shpejt, sepse ndoshta ishte hera e fundit që e shikonim. Me mundim të madh gjetëm një taksi dhe me gjithë gjendjen e rënduar të mamasë u nisëm në orën shtatë të darkës. Gjithë rrugës qanim të dyja në heshtje. Qanim dhe mendonim. Eh sa shumë gjëra! Arritëm në Pogradec rreth mesnatës. Gjendja e babait shumë e rënduar.

Shumë pogradecarë të shqetësuar vinin poshtë te dera dhe pyesnin për gjendjen e tij. Në këto ditë, kur im atë luftonte me vdekjen, vjen në Pogradec me makinën e tij, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Dritero Agolli. Sigurisht, shkrimtari komunist, nuk erdhi në shtëpinë tonë, qoftë edhe për të bërë një vizitë kortezie tek i sëmuri, sipas zakonit shqiptar. Dikush guxoi dhe i tha: në qoftë se Lasgushi vdes a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t’i bërë homazhe dhe t’i japë lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij, ai u përgjigj prerë: Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU