Vajza e Dritëroit shkruan në mesnatë: Më thoje dikur…

Elona ka shpërthyer pikërisht përmes vargjeve të poetit dhe shkrimtarit të madh, duke thënë se e mallëkuara vdekje e mposhi fizikisht dhe përkohësisht.

Ati im Dritëro,

Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen , duke dashur të sfidoje ankthin prej saj. E mallkuara të mposhti; të mposhti fizikisht e përkohësisht.

Dritëroi po fle, dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka .

Ati im , nuk më ndodhesh pranë fizikisht , unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide të mençura , por unë të lexoj, të ndjej,të kam të gjallë.

Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur?:Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta , aq më të larta duken .”

Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.

Nuk është e lehtë për mua , vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin ,të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces .

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë ,

Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh

Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê

Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim ne pikën e vesës.”. gjëmon zëri i poetit , në “Ëndêrr e prerë”.

Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë”, shkruan Elona Agolli në rrjetin social. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU