Vajza e Azem Hajdarit: Ato që bëri ai në 7 vite, të tjerët nuk i bëjnë dot në 7 jetë

Partia Demokratike ka zhvilluar sot homazhet e 20 vjetorit në ndër të “Dëshmorit të Kombit”, Azem Hajdari, liderit të Lëvizjes së Dhjetorit.

Me këtë rast, vajza e tij, Rudina, e cila sot është deputete e PD-së, ka mbajtur një fjalim.

“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit.

Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë.

Ëndrra e Azemit ishte  Shqipëria si Europa.  

Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU