Një ushtar rus rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një grua që po kërcënohej me armë nga një rrëmbyes i çmendur. Ai nuk e kuptoi se po xhirohej skena e një filmi, dhe vajza që po përpiqej të shpëtonte ishte thjesht aktore. Ushtari është filmuar nga kamerat ndërsa i shkon “rrëmbyesit” nga mbrapa dhe i gjuan.
Menjëherë stafi teknik i tregon se janë duke xhiruar një skenë filmi. Videoja është ngarkuar në Facebook ku ka marrë më shumë se 81 mijë shikime në pak orë. Shikuesit kanë dhënë opinionin e tyre në lidhje me këtë video, ku njëri shkruan: “Bravo ushtarit, shumë keq për xhiruesit e filmit, A nuk mund të vendosni gardhe sigurie?” Një tjetër shtoi: “Haha, ai (ushtari) kishte qëllime të mira, kjo ka rëndësi.” (Dielli.al)