Us Open/Gjokoviq triumfon në US Open

Novak Gjokoviq është fituesi i Grand Slamit të fundit të këtij viti. Tenisti serb triumfoi në US Open, duke mundur në finale argjentinasin Juan Manuel Del Potro 3-0 me sete.

6-3, 7-6 dhe 6-3 ishte rezultati i ndeshjes që zgjati 3 orë e 15 minuta, shkruan tch.

Ky është titulli i 14 Grand Slam për serbin (i treti në US Open), i cili barazon kështu amerikanin Pete Sampras, ndërkohë që i afrohet në renditjen historike Rafael Nadalit (16), ndërsa Federerin e shikon më larg (20). (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU