Ura e mrekullueshme që “zhytet” mes Suedisë e Danimarkës (FOTO)

Nëse i keni kushtuar vëmendje gjeografisë ose keni parë me vëmendje hartën, me siguri që e keni vënë re që Danimarka dhe Suedia ndahen nga një rrip i ngushtë uji, ngushtica Oeresund. Sigurisht që në realitet është diçka më tepër se një “rrip”, pasi dy vendet janë 16 kilometra larg. Dikur, danezët e suedezët e përshkonin me anije, ndërsa kanë një urë, e cila është vërtet unike.

ura1

Ura gjigante ka rrugë me katër korsi dhe një hekurudhë.

E veçanta është se ajo nuk shkon nga njëri breg në tjetrin, por zhytet në ujë.

ura2

Segmenti i parë i urës përfundon mbi një ishull artificial në mes të ngushticës. Prej aty, rruga zhduket nën ujë, në tunelin nënujor.

ura3

Kjo gjetje e pazakontë u zgjidh për të shmangur bllokimin e linjës ajrore të avionëve që kalojnë për në aeroportin e Kopenhagës aty pranë, si dhe për të lejuar kalimin e anijeve.

ura4ura5

Ura duket veçanërisht mbresëlënëse kur e sheh nga lart.

D.I.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU