Universiteti duhet mbrojtur, edhe nga legjenda urbane e të “fortëve”

Nga Mero Baze

Lajmi se një nga kandidatët për Rektor të Universitetit të Tiranës, është kërcënuar të dal nga gara dhe rektori në detyrë, po ashtu, është kërcënuar të mos e mbështesë, do të kishte qenë një gjëmë e rënd për opinionin publik, sikur të mos thuhej nga Sali Berisha. Por pamvarësisht keqpërdorimit të madh që ai i ka bërë të vërtetës, ky është nga ato raste, ku nuk mund të kalohet në heshtje.

Për shkak të speci䡔kës që ka liria universitare dhe rëndësisë së botës akademike në shoqërinë shqiptare, të gjithë personazhet e përfshirë në këtë skenar të shpallur nga Sali Berisha, duhet të dëshmojnë sot para drejtësisë. Dy personat e dyshuar si të kërcënuar, duhet të marrin urgjent mbrojtje të policisë së shtetit shqiptarë dhe të dëshmojnë para Prokurorisë çdo detaj nga kërcënimi, nëse ka egzistuar.

Sali Berishës i duhet marrë dëshmi para drejtësisë, lidhur me mënyrën se si ka mësuar ngjarjen, ndërsa Emiljano Shullazi, dhe kushdo rreth tij, që përsëritet për kërcënimin, duhet të çohet para prokurorit. Skenari duhet zbardhur urgjent, jo vetëm pse është një çështje delikate që lidhet me Universitetin, por dhe për t’iu hequr kujtdo çdo alibi në këtë vend, lidhur me raportin e krimit me shtetin. E di zemrimin e qindra mijëra njerëzve, pasi Berisha i ngjan atij bariut ileqar që çdo natë çonte fshatin në mal, duke thirrur “ujku, ujku”, por mund të ndodh që një ditë të dal ujku vërtet dhe kjo nuk duhet neglizhuar.

Histori të tilla të pista, pastrohen vetëm kur ballafaqohen me drejtësinë dhe kur prej aty kuptohet, nëse jemi në gjendjen e zakonshme të diares së Berishës, apo në një moment vërtet të rrezikshëm, kur zgjedhjet në Universitet , mund ti diktojnë njerëz të fortë. Por përtej punës që duhet të bëj prokuroria dhe policia për zbardhjen e aspektit kriminal të kësaj ngjarje, nëse egziston, ajo që është shqteësuse për mua është heshtja e pedagogëve të tjerë dhe e vet rivales së kandatitit të kërcënuar, nëse kjo gjë ka ndodhur.

Nëse dikush e ka kërcënuar atë e ka kërcënuar në emër të rivalit, dhe është momenti që dhe ai të bëj një distancim publik nga ngjarja, ose ndryshe të përfundoj dhe ai para prokurorisë dhe policisë për të dhënë dëshmi ligjore. Ky është nëj rast kur ne duhet të shikojmë se si shteti I dol zot intelektualëve dhe Univeristetit, por nga ana tjetër është dhe një rast se si intelektualët e vërtet dinë ti dalin zot vetes dhe të mos japing tjetër dëshmi para Berishës tjetër para Tahirit, tjetër para Llallës. Nga historia e 25 viteve e vetmja gjë që më ka bindur është këtu njerëzit më trima dhe më të fort, nuk janë të fortët. Ata zakonisht bëhen të fort nga lidhjet me politikën. Fuqinë e vërtet dhe guximin këto 25 vite e kanë dëshmuar intelektualët. Dhe unë nuk kuptoj se si mund të frikësohet një intelektual nga një I fort dhe nuk flet publikisht për këtë gjë.

Krijimi I miteve të rreme urbane për të fortët, që si ndal askush, mund të vlej për ndonjë arë me hashash, në ndonjë fshat të humbur të Shqipërisë, por jo në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë apo korpusin e Universitetit.

Nëse vërtet ka kërcënime fizike dhe ka heshtje të Profesoriatit, kjo është një shenjë më e keqe se vet dhuna, pasi jemi në kushtet e frikës. Nëse nuk ka kërcënime reale por spekullime emociaonale nga garat për rektor, atëhere jemi para një trupe mediokrish, që nuk do t’ia vlente t’u lije në dorë as Universitetin. Por para se ti gjykojmë kaq thellë, duhet të mësojmë një gjë të vërtet, nga ato të vërtetat e thjeshta, që po të kishim drejtësi, nuk kishim nevojë të bënim qoftë dhe këtë shkrim.

Ndaj ka rëndësi që sot drejtësia të ballafaqojë personazhet e këtij skenari, me ligjin për ta treguar, çfarë është duke ndodhur vërtet. Universiteti duhet mbrojtur me çdo çmim, qoftë dhe nga përbaltja me legjendat urbane të “të fortëve”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU