Dy klubet e mëdha angleze, Manchester United dhe Chelsea janë duke “luftuar” për sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavanin. Mediat britanike shkruajnë se “Djajtë e Kuq” dhe ‘Blutë’ e Londrës janë duke përgatitur ofertat joshëse për Cavanin, i cili duket se në fund të këtij sezoni do të ndahet me PSG-n.
Sulmuesi nga Urugai thuhet se nuk është i kënaqur në Paris, sidomos pas ardhjes se Neymarit, dhe besohet se lojtari kërkon sfidë të re, transmeton Ksp.
United dhe Chelsea kanë rritur interesimin për Cavanin, për të cilin thuhet se dy klubet anglez janë gati t’ia ofrojnë PSG-së 53 milionë funte për urugaianin. (b.an)