Unioni i Gjyqtarëve: Distancohemi nga këto veprime të turpshme

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar gjithashtu për skandalin e gjyqtarit Guximtar Boci, pas rastit të publikuar në emisionin “Stop” në Tv Klan. Kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, sipas denoncimit, i kërkon favore seksuale një qytetareje e cila ka një çështje gjyqësore. Unioni në reagimin e tyre thotë se distancohet nga këto veprime të turpshme.

Reagimi i plotë

Unioni distancohet nga këto veprime të turpshme dhe nxit organet kompetente Prokurori dhe KLD të veprojnë për të zbardhur sa më shpejt ngjarjen dhe për të marre masat përkatëse. Garantojmë publikun se shumica dërmuese e gjyqtarëve nuk kanë asnjë lidhje me këto fenomene shumë të rrezikshme, të cilat janë në kundërshtim flagrant me normat e etikes se gjyqtarit dhe moralit shoqëror. Falënderojmë median për identifikimin e këtij rasti, i cili do të shërbej për të përcaktuar qartë fajtorët dhe shmang përbaltjen përgjithësuese të trupës së gjyqtarëve.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU