‘Unaza e Re’/ Eksperti i rrugëve: Ligji “Berisha” i 2006-s, nuk lejon legalizimin e banesave

Eksperti rrugor, Arben Mecaj thotë se është ligji i vitit 2006, i miratuar nga qeveria “Berisha” me konsensusin e opozitës socialiste, ai që nuk lejon legalizimin e objekteve që preken nga projekte urbanizuese. Sipas tij, zgjerimi i Unazës së Madhe është një projekt urban dhe si rrjedhojë familjet që posedojnë banesa apo biznese të palegalizuara, nuk do përfitojnë nga shpronësimet.

“Debati vjen jo në ligj por në debat politik. Me ligjin e vitit 2006 ku ka patur konsensus politik, ka patur një parim që fitoi nga ky ligj i cili thoshte që nuk legalizohen ato objekte që preken nga projekte urbane, ato banesa që janë pjesë e këtij projekti këto banesa nuk legalizohen sepse nuk i lejon ligji. Ato do prishen se pse interesi publik prevalon ne këtë rast, dhe intersi publik e kërkon në këtë rast. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por ligji nuk e lejon legalizimin e atyre banesave. Nuk ka ligj sot që e lejon legalizimin e atyre banesave. Në atë paketë të njerëzve që iu prishen banesat , të gjitha rastet trajtohen njësoj. Bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme tek e fundit. Unë s’jam për vlerë tregu. E di çdo të thotë të shpronësosh me vlerë tregu. Kosto e shpronësimit dhe dëmshpërblimi është një lekë që vjen nga buxheti shtetëror dhe paguhet me taksa e shtetit. Gjysma e atyre që dalin në protestë kërkojnë vlerë tregu. Po s’u kuptua që ka një palë që duhet paguar por edhe një palë që duhet të paguajë. Por opozita ka të gjithë instrumentat që të zbardhë paligjshmërin në proceset e tenderimi por në vënd të kësaj , opozita ka zgjedhur një rrugë tjetër atë të populizmit, e shfrytëzon individulaisht” tha Arben Meçaj, ekspert rrugor. raport.tv

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU