Ujkani prezantohet te Latina

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani është përforcimi më i ri i skuadrës Latina që luan në Serie B. Ujkani 27-vjeçar, të premten është prezantuar te Latina dhe kjo është konfirmuar edhe në uebfaqen zyrtare të klubit italian.

Mësohet se Ujkani te Latina është transferuar në formë huazimi për gjashtë muaj nga skuadra e Genoas. Në fund të këtij edicioni, Latina ka të drejtën për ta blerë kartonin e Ujkanit, transmeton Koha.net. Ujkani ka kontratë me Genoan deri në vitin 2018 dhe te kjo skuadër u transferua para fillimit të këtij edicioni si futbollist i lirë, por nuk regjistroi asnjë paraqitje.

Ai po bën karrierë në Itali prej vitit 2009 kur u transferua te Palermo nga të rinjtë e Anderlechtit. Ujkani gjithashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrave Novara e Chievo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU