UEFA: Skënderbeu trukoi 50 ndeshje e fitoi miliona euro, Ridvan Bode ndikoi për titujt

UEFA ka publikuar sot arsyet se pse ka dënuar Skënderbeun me 1 vit jashtë Kupave të Europës, duke zbuluar se ekipi korçar kishte manipuluar ndeshjet si në Europë, ashtu edhe në kampionatin shqiptar.

“Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit.

Sistemi arrin në konkluzionin se të paktën numri në vijim i ndeshjeve është manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve: 5 ndeshje të Champions League, 2 ndeshje të Europa League, 41 ndeshje të Kampionatit Shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore”, shkruhet ndër të tjera në argumentimin e UEFA-s.

Në raportin e publikuar nga UEFA shkruhet qartë që kampionët e Shqipërisë kanë trukuar mbi 50 ndeshje duke përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro. Në qëndër të akuzave UEFA ka vendosur gjithashtu drejtuesit që kanë financuar skuadrën e Skënderbeut, Agim Zeqo, Ardian Takaj, si dhe ish-ministrin e financave, Ridvan Bode.

Këta të tre të cilët kanë financuar skuadrën korcare kanë bërë të mundur që të fiksojnë një numër të lartë ndeshjes për të fituar shuma të mëdha parash. Presidenti Takaj akuzohet për ndërhyrjen e ndeshjeve për të bërë të mundur trukimin së bashku me familen e tij. Agim Zeqo gjithashtu akuzohet se ka trukuar shumë ndeshje në kohën  kur ishte president I skuadrës.

Ndërsa Ridvan Bode akuzohet për privatizimin në mënyrë të paligjshme të Skëndërbeut si dhe ndërhyrjet që ka bërë në dy klube, Shkumbini e Dinamo, për të shpallur Skëndërbeun kampion.

panoramasport/d.i.

uefa-1uefa-11

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU