Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata shtetas shqiptarë, të cilët do të udhëtojnë drejt SHBA, gjatë kësaj vere.
Në një njoftim në faqen e saj zyrtare ambasada amerikane thekson se është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara.
“Unë dhe Kenny e dimë se shumë njerëz do të udhëtojnë për në SHBA këtë verë.
Ne shpresojmë që t’ia kaloni sa më mirë, por kini parasysh që është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara.
Ku do të shkoni për pushime këtë verë?”-thuhet në njoftimin e ambasadës./a.m.