U zgjodh si anëtari më i ri, KLP nuk e pranon në mbledhje: Duhet të presë 5 ditë

Keshilli i Larte i Prokurorise, ne mbledhjen e sotme miratoi raportin per analizen e aftesive profesionale te prokuroreve, nje pjese e te cileve jane kandidate per SPAK dhe do te kene perparim ne procesin e vetingut. 

Nderkohe qe mbledhje u mor ne shqyrtim edhe zgjedhja e anetarit te ri të KLP, Vate Staka, por nuk u lejua te ishte i pranishem ne mbledhje.

Me 6 vota pro, Këshilli vendosi që Vate Staka nuk mund të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Argumenti është se duhet pritur nëse do ketë ankimimeve për zgjedhjen e tij.

KLP bën me dije se “Sipas nenit 116 ligjit 115/2016, anetari i ri merr pjese ne mbledhjet e Keshillit pas perfundimit te afatit te ankimimit prej 5 ditesh”.

Keshilli i Larte i Prokurorise3

Në mbledhjen e KLP u miratua raporti për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve.

Prokuroret qe jane vleresuar ne kuader te rivleresimit kalimtar

Manjola Kajani
Ened Nakuci
Eugen Beci
Njazi Seferi
Doloreza Musabelliu
Blerim Tominaj
Elisabeta Imeraj
Olsian Cela
Perparim Kulluri
Vladimir Mara

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU