U shpallën të zhdukur pas masakrave në luftë, rishfaqen 911 boshnjakë

Një total prej 911 individësh emrat e të cilëve janë të përfshirë në regjistrin kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinë të personave të zhdukur gjatë luftës janë në të vërtetë gjallë dhe vazhdojnë të jenë gabimisht në listë.

Instituti i Bosnjës për Persona të Zhdukur ka thënë për BIRN se një kontroll i vazhdueshëm ka treguar se 911 persona janë gabimisht në regjistrin kombëtar, sepse atyre u janë dhënë dokumente identifikimi që nga koha e luftës.

Emrat janë njerëz që janë regjistruar nga të afërmit e tyre, por që më pas u rishfaqën dhe familjet e tyre nuk arritën të informonin institucionet ku kishin raportuar zhdukjen e tyre.

Zëdhënësja e institutit Lejla Cengiç tha se procesi i verifikimit për të kontrolluar 34,964 emrat në Regjistrin Kombëtar po zhvillohet aktualisht.

Nga këta persona, janë zhvarrosur trupat e rreth 22,500 personave dhe janë identifikuar. Rreth 2,600 janë zhvarrosur, por nuk janë identifikuar ende. Mbi 900 janë aktualisht gjallë dhe rreth 7,000 mbeten të zhdukur.

“Deri më tani 21,650 persona të zhdukur janë verifikuar në procesin në vazhdim e sipër të kontrollit,” tha Cengiç.

Kjo do të thotë se numri i personave që janë listuar gabimisht dhe janë aktualisht gjallë mund të rritet nga 911.

Nëntëdhjetë nga këta 911, janë njerëz që janë raportuar të zhdukur ndërsa ishin të mitur, sipas Cengiçit.

“Pasi procesi i verifikimit të përfundojë, do të hapet një dosje elektronike dhe fizike për çdo person të zhdukur,” shtoi ajo./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU