U qëllua nga bashkëfshatari pas konfliktit për pronën, vdes në spital ish-kryeplaku

Ka ndërruar jetë në spital Jonuz Banaj, ish-kryeplak i fshatit Rehovë të Skraparit, i cili u plagos paraditen e së martës nga një bashkëfshatar.

60-vjeçari Banaj u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë disa orë pas plagosjes.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë, ai ishte plagosur rreth orës 09:40, kur 58-vjeçari Fatmir Cenaj, e ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti për motive pronësie.

Forcat e policisë arritën të arrestojnë autorin e krimit, i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU