U plagos pas konfliktit për drogën, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim autori

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë gjatë orëve të mëngjesit ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 30-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjithashtu arrestohet edhe shtetasi i plagosur A. S., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Sekuestrohen disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, të autorit të dyshuar, shtetasit:

– F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vras me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u arrestua për veprën penale të “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” shtetasi i plagosur:

– A. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU