U lidh me mashkullin 21 vite më të ri, ai e keqtrajtonte dhe e përdhunonte

Lidhja intime me një mashkull 21 vite më të ri se ajo u kthye në një makth të vërtetë për një grua 46-vjeçare.

Për tre ditë me radhë, gruaja ishte mbyllur në banesë nga partneri 25-vjeçar dhe gjatë kësaj kohe ajo u përdhunua dhe torturua disa herë.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Casertas në Itali ndërkohë emri i viktimës së abuzimit dhe agresorit nuk bëhet me dije.

Hetimet për rastin nga policia nisën kur në polici mbërriti një raport nga spitali ku tregoheshin lëndimet e pësuara nga gruaja.

Ajo kishte fraktura të shumta dhe plagë në brinjë, gjoks, fytyrë, në kokë, qafë e pjesë të tjera të trupit.

Po ashtu, ajo kishte edhe djegie të shkallës së parë. Kaq u desh që hetuesit të merrnin në pyetje gruan.

Ajo tregoi se historia e dhunës nisi në vitin 2017 kur nisën mosmarrëveshjet me partnerin. 46-vjeçarja për një vit ka jetuar mes dhunës dhe keqtrajtimeve.

Ndërkohë, së fundi ajo u mbyll për tre ditë në banesë dhe u la e zhveshur nudo në dushin me ujë të ftohtë.

Gruas i erdhën në ndihëm fëmijët saj që arritën ta çojnë në spital dhe aty mjekët njoftuan policisë. Tashmë 25-vjeçari që e keqtrajtonte është vënë prapa hekurave./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU