U konfrontuan me policinë, lihen të lirë tregtarët e duhanit

Vetëm disa ditë më parë në media qarkulloi një video e përplasjes fizike të disa tregtarëve të duhanit në Shkodër me forcat e policisë, si dhe me inspektorët e doganës.

Katër fermerët e duhanit u lanë të lirë nga gjykata e Shkodrës me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ata u akuzuan për kundërshtim të forcave të policisë dhe të doganave gjatë një aksioni për sekuestrimin e duhanit që ata kishin në shitje.

Me herët prokuroria kishte kërkuar detyrim paraqitje për fermerët, ndërsa oficeri i policisë që u filmua me pistoletë në dorë është në hetim në gjendje të lirë. Për masë sigurie ishin fermerët Arjan Halili, Marjan Palali, Denis Zefi dhe Astrit Muçaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU