U konfliktuan me ekipin e Tiranës, shoqërohen në polici 32 tifozë

Policia e kryeqytetit ka shoqëruar në komisariat të paktën 32 tifozë të ekipit të Tiranës, pasi dyshohet se jo vetëm kanë bllokuar stërvitjen e skudrës por edhe kanë kërcënuar lojtarët tek kompleksi “Skënder Halili”.

Ngjarja ndodhi gjatë paradites së sotme, kur përfaqësues të tifo-grupit “Tirona Fanatics” duket se nuk e kanë përtypur akordin mes dy presidentëve, Refik Halilit dhe Gaz Demi, që Partizani ndeshjet pritëse t’i luajë në stadiumin e kryeqytetit “Selman Stërmasi”. Pjesa dërrmuese e tifozëve bardheblu shpërthyen në akuza ndaj numrit 1 të klubit të Tiranës, ndërsa e cilësuan një turp të vërtetë këtë vendim.

Disa tifozë kanë bërë thirrje që të bojkotoheshin ndeshjet e skuadrës. Ndërsa për disa të tjerë, është cilësuar e papranueshme të shohnin Partizanin në të ardhmen të luajë apo edhe të festojë një titull të mundshëm në atë që e cilësojnë si “shtëpinë” e tyre.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU