U kapen me dy çanta me drogë, dy të arrestuar në Gjirokastër

FNSH-ja e Gjirokastrës ka sekuestruar dy çanta me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, në afërsi të vijës së gjelbër, pranë Postës së vjetër të Mullirit në Kakavijë.

Sipas Balkanweb dy shtetasit e arrestuar janë Armando Armaçi, 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.

Ata janë pikasur rreth orës 17:00 nga shërbimet e FNSH-së që patrullojnë kufirin e gjelbër në këtë zonë. Ndërkohë vijojnë hetimet  për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa nuk ka të dhëna për destinacionin dhe sasinë e drogës, e cila u bllokua pas ndërhyrjes së FNSH-së.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU