U akuzua për vrasje, përdhunim dhe trafik droge, Gruaja e El Chapo qëndron besnike: E admiroj

Emma Coronel Aispuro u bë një fytyrë e njohur dhe e diskutueshme gjatë gjyqit të bashkëshortit të saj famëkeq,  Joaquín “El Chapo” Guzmán, në SHBA.

Për tre muaj, 29-vjeçarja ndoqi gjyqin e 61-vjeçarit dhe tregoi mbështetjen ndaj tij.

Ajo dëgjoi dëshmitë dëshpëruese të dëshmitarëve, duke përfshirë dashnoret e tij të shumta, detaje përdhunimesh, vrasjesh e torturash.

Por besnikëria e  saj, ndaj bashkëshortit prej 11 vitesh, duket e palëkundur.

“Unë nuk e njoh bashkëshortin tim si personin që ata po përpiqen ta tregojnë,”-tha Coronel për The New York Times. “Por unë e admiroj atë si qenie njerëzoren, atë që takova dhe atë me të cilin u martova.”

Për Coronel, Guzman është një baba, mik, vëlla, djalë dhe partner i shkëlqyer.

Bashkëshorti i saj tani ka gjasa ta kalojë pjesë tjetër të jetës pas hekurave në një  burg amerikan të sigurisë së lartë.

Ka shumë njerëz që pyesin sesi vetë Emma ka arritur ti shpëtojë akuzave penale.

Ajo ka qenë akuzuar më parë se ndihmoi në arratisjen nga burgu të  El Chapo, akuzë që Emma e mohon.

Guzmán u shpall fajtor për shpërndarje kokaine dhe heroine, posedim të armëve të zjarrit dhe pastrim të parave.

Coronel u takua me Guzman  kur ishte 18 vjeç. Pak muaj më vonë, ajo hyri në një konkurs bukurie dhe fitoi. Shtypi meksikan raportoi gjatë asaj kohe se El Chapo shkoi në event me qindra njerëz të armatosur dhe më pas njoftoi se do martohej me të.

Babai i Coronel, Ines Coronel Barreras, më vonë u dënua për trafik droge. Ai ishte anëtar i rangut të lartë të kartelit Sinaloa, ku Guzman ishte udhëheqësi.

Xhaxhai i saj, Ignacio “Nacho” Coronel, i vrarë në vitin 2010, ishte një tjetër anëtar kyç i bandës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU